8 bashki fituese të granteve, nisin zbatimin e projekteve sociale

TIRANË, 11 tetor /ATSH/- Specialistët e 8 bashkive fituese të granteve të para të mbështetura nga Qeveria shqiptare dhe UNDP, në kuadër të programit ‘Leave No One Behind/Askush të mos mbetet pas’ (LNB), kanë nisur zbatimin e projekte inovatore në fushën e shërbimeve të kujdesit shoqëror me bazë komunitare për personat me aftësi të kufizuara dhe komunitetet Rome dhe Egjiptiane.

Në bashkëpunim me ekspertët e huaj, grupet e punës në bashkitë fituese po punojnë për  forcimin e kapaciteteve ne menaxhim, buxhetim, raportim financiar dhe monitorim projektesh, në mënyrë që ato t’i zbatojnë sa më mirë këto projekte në përthithjen e shërbimeve cilësore në shërbim të komuniteteve në nevojë. 

Qeveria shqiptare dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri (UNDP), në zbatim të Programit “Askush të mos mbetet pas” (LNB) synon të nxisë përfshirjen sociale të grupeve të margjinalizuara, dhe të fuqizojë Bashkitë për të ofruar shërbime të kujdesit shoqëror, gjë që kontribuon në promovimin e përfshirjes sociale.

“Leave No One Behind/ Askush të Mos Mbete Pas” zbatohet nga UNDP dhe Agjenci të tjera të OKB-së, në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare dhe partnerë të tjerë lokalë, dhe financohet nga Qeveria e Zvicerane.

Skema e granteve e krijuar në kuadrin të këtij programi mbështetës lejon financimin e projekteve të vogla novatore që kontribuojnë në ofrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror të propozuara nga cilado bashki e interesuar.

Projektet që konsiderohen të pranueshëm për të marrë nga 1,000,000 në 2,000,000 lekë secila do të jenë: në fushën e shërbimeve të kujdesit shoqërore 1 prej të cilave përfitojnë Romët & Egjiptianët dhe personat me aftësi të kufizuara dhe në përputhje me prioritetet e Planit Lokal të Kujdesit Shoqëror.

Bashkitë e para fituese të granteve për zbatimin e këtyre projekteve janë: Shkodra, Durrësi, Korça, Elbasani, Vlora, Tiranë, Maliq, Tepelenë.

e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.