VIDEO/ 250 milionë euro investime në 4 vite përmirësuan furnizimin me energji të qytetarëve

TIRANË, 10 tetor /ATSH/- Investimet e bëra nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) kanë ndikuar në uljen e nivelit të humbjeve në rrjet, abuzimit dhe kanë rritur cilësinë e furnizimit me energji elektrike për qytetarët.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se, investimet kanë përmirësuar ndjeshëm furnizimin me energji elektrike në zonat bregdetare.

Në 4 vite janë investuar 250 milionë euro, janë reduktuar ndërprerjet e furnizimit me energji si pasojë e defekteve apo amortizimit të rrjetit.

Janë 44% më pak ndërprerje të paplanifikuara të energjisë, krahasuar me një vit më parë. Ndërsa  është përmirësuar me 67% koha e riparimit të defekteve në rrjet.

Në vitin 2017 koha për riparimin e një defekti ishte 53 minuta në vitin 2019, kjo kohë është reduktuar vetëm në 20 minuta, bën të ditur ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sot abonentët e lidhur me tensionin e ulët kanë përfituar reduktim në 44% të ndërprerjeve të energjisë. Ndërsa koha pa energji është reduktuar me 29%. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.