Sulmi në Gjermani, Cakaj: Shqipëria, solidaritet me komunitetin hebre

TIRANË, 10 Tetor /ATSH/ – Shqipëria qëndron në solidaritet me komunitetin hebre dhe gjithmonë do të angazhohet kundër të gjitha llojeve të antisemitizmit

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka shprehur keqardhjen e tij për sulmin antisemit në Halle të Gjermanisë.

Ai thekson se lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre

“Me keqardhje të thellë mësova sulmin antisemit në Halle, Gjermani mbi Yom Kipper. Lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Shqipëria qëndron në solidaritet me komunitetin hebre dhe gjithmonë do të angazhohet kundër të gjitha llojeve të antisemitizmit”, thekson Cakaj.

/gj.mima/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.