Itali, vijon shpërndarja e teksteve falas në shkollat shqipe

TIRANË, 10 Tetor /ATSH/ -Në Itali vijon shpërndarja e teksteve falas në shkollat shqipe.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko bën të ditur se shkollat shqipe të Orsogna dhe Tollo tërhoqën librat pranë ambasadës shqiptare në Romë.

“Të tjera shkolla të gjuhës shqipe në Itali pajisen me tekste mësimore të shpërndara falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme”, thekson ministri Majko.

“Shkollat shqipe në komunën Orsogna dhe Tollo, Itali kanë marrë tashmë tekstet e mësimit plotësues të gjuhës shqipe sipas kërkesës së tyre”, shton ai.

“Në fillim të muajit shtator Qendra e Botimeve për Diasporën mundësoi dërgimin e teksteve shkollore për mësimin e gjuhës shqipe në 12 shtete”, nënvizon Majko.

/gj.mima/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.