INDONEZI – Sulm i dyshuar terrorist kundër ministrit të Sigurisë

XHAKARTA, 10 tetor /ATSH-AFP/ – Ministri indonezian i Sigurisë, Wiranto, u plagos në një sulm me thikë nga një njeri i dyshuar si “i ekspozuar ndaj radikalizmit të ISIS-it”, njoftoi sot zëdhënësi i policisë indoneziane, Dedi Prasetyo.

“Dikush iu afrua dhe e sulmoi”, deklaroi Prasetyo.

”Wiranto dhe shefi i policisë lokale u plagosën”, vazhdoi ai duke shtuar se ishin arrestuar një burrë dhe një grua në lidhje me këtë./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.