Shtator, 1788 më shumë biznese aktive krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

TIRANË, 9 tetor/ATSH/- Numri i subjekteve që janë deklaruar aktive, ka shënuar rritje gjatë muajit shtator të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Më konkretisht, bazuar në të dhënat që disponon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rezulton se numri i tatimpaguesve që kanë deklaruar aktivitet në muajin shtator rezulton më shumë se 1788.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për numrin e bizneseve aktive në muajin shtator të këtij viti.

“Në shtator 2019 më shumë se 1788 më shumë biznese aktive krahasuar me shtator 2018”, shprehet Kryeministri Rama.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar për të asistuar me profesionalizëm tatimpaguesit, në mënyrë që ata të përmbushin vetë detyrimet e tyre tatimore sipas legjislacionit në fuqi. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.