Kopshti botanik/ Dekani Drushku: Qendër kërkimore, jo kënd rekreativ

TIRANË, 9 tetor/ATSH/- Pedagogë dhe studentë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, protestuan sot kundër vendimit të Gjykatës për të shtyrë seancën për padinë administrative që kanë depozituar kundër vendimit të qeverisë për ta kaluar Kopshtin Botanik në varësi të bashkisë së Tiranës.

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Spiro Drushku, theksoi sot per mediet se “bashkia e Tiranës nuk ka asnjë të drejtë mbi atë kopsht, pasi ai nuk është një kënd rekreativ, por një qendër kërkimore për fakultetin”.

Drushku u shpreh se “ne nuk do të ndalemi, kopshti është dhe duhet t’i mbetet universitetit.Ne do ta mbrojmë Kopshtin Botanik me rrugë ligjore”.

Ditën e sotme, Fakulteti i Shkencave të Natyrës paditi vendimin e Këshillit të Ministrave për ta kaluar Kopshtin Botanik në pronësi të bashkisë, pasi më parë ai ka qenë pronë i këtij fakulteti./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.