LAJPCIG, 9 tetor /ATSH-DPA/ – Qyteti i Gjermanisë Lindore, Lajpcig përkujtoi 30-vjetorin e një demonstrimi masiv kundër autoriteteve komuniste, që paralajmëruan fillimin e rrëzimit të regjimit në Gjermaninë Lindore.
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier me këtë rast mbajti edhe një fjalim në sallën e koncerteve të qytetit Gewandhaus.
Një lutje për paqe do të zhvillohet në Kishën e Shën Nikollës në pasdite, kishë e cila ishte qendra e demonstratave që shërbyen përfundimisht për të rrëzuar qeverinë komuniste në fund të vitit 1989.
Ngjarja do të pasohet nga një festival dritash duke kujtuar dritat e mbajtura nga demonstruesit që u mblodhën në qytet duke arritur kulmin në demonstratën masive më 9 tetor 1989.
Në mbrëmje, shkronjat “Leipzig 89” do të rrethohen nga 12 000 qirinj në sheshin e qytetit Augustusplatz.
Gregor Gysi, kreu i fundit i Partisë Komuniste të Gjermanisë Lindore, SED, pritet të mbajë një fjalim me këtë rast.
Gysi ka marrë një rol të planit të pare në politikën e majtë të Gjermanisë së ribashkuar./ /os/ a.jor.