Foto/ Sinjalistikë përmes iluzionit optik me efekt 3D në Tiranë

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Punonjësit e bashkisë së Tiranë po shfrytëzojnë edhe orët e vona të natës për të punuar me sinjalistikën pranë bashkisë përmes iluzionit optik me efekt 3D.

Kryetari i bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj e ka konsideruar vijëzimin e vizave të bardha pranë bashkisë si një art urban.

“Unë kalova sot, ishte wow! Super iluzion optik me efekt 3D dhe me dy funksionalitete njëherësh, si për mjetet e këmbësorët që të jenë më të kujdesshëm edhe për të shijuar pak art urban në rrugën te bashkia”, – thotë Veliaj.

Ndërhyrjet në infrastrukturë jo vetëm lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve, mjeteve dhe mallrave, por shtojnë edhe vlerën e pronës. /z.tosku/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.