Elona Kana, këshilltare në Gjykatën e Lartë në “sitën” e Vetingut

TIRANË, 9 tetor /ATSH – I. Vata/- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit Elona Kana, këshilltare në Gjykatën e Lartë.

KPK ka shpallur në kalendarin e axhendës së Vetingut, datën 17 tetor, ora 12:30 për seancën dëgjimore me këshilltaren e Gjykatën e Lartë, Elona Kana.

Po ashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka caktuar trupën gjykuese që përbëhet nga Olsi Komici, Xhensila Pine, Suela Zhegu.

Subjekti i rivlerësimit Elona Kana, këshilltare në Gjykatën e Lartë do të përballet me Vetingun për tre kriteret klasike: atë të ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe profesional. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.