Tetori rozë, mjekja Osvalda Totojani: Parandalim i kancerit të gjirit përmes vetëkontrollit

TIRANË, 8 tetor/ATSH/Në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, i njohur ndryshe edhe si tetori rozë, mjekët bëjnë apel për kontrolle të vazhdueshme nga ana e vajzave dhe grave.

Doktoreshë Osvalda Totojani, mjeke pranë Qendrës Shëndetësore nr.10  ka ndarë një mesazh sensibilizues për çdo grua në muajin e dedikuar luftës për kancerin e gjirit .

“Mënyra se si ne jetojmë është e lidhur drejtpërdrejtë me shëndetin tonë , me parandalimin e sëmundjes nëpërmjet vetëkontrollit dhe përballimin me sukses nëpërmjet jetesës së shëndetëshme”, -thotë ajo. z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.