SHBA – Georgieva: Taksat mbi karbonin, mjeti më i fuqishëm kundër ndryshimeve klimatike

SHBA, 8 tetor /ATSH-AFP/ Taksat mbi karbonin janë efikase për të luftuar kundër ndryshimeve klimatike, por ato duhet të shoqërohen me ulje të taksave dhe stimuj për të investuar në një infrastrukturë të pastër, me qëllim sigurimin e tranzicionit, rekomandoi drejtuesja e re e FMN-së.

“Taksat e karbonit mund të jenë një nga mjetet më të fuqishme dhe më efikase, por kryesore është të ndryshohen sistemet tatimore dhe jo vetëm të shtohet një taksë të re”, tha Kristalina Georgieva, kreu ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Kemi të bëjmë me një krizë, ku nuk përjashtohet njeri dhe ndaj së cilës të gjithë kanë përgjegjësinë të veprojnë”, shtoi ajo./ /ervo/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.