Pasojat e tërmetit në Mazrek, nis ndërtimi i shtëpisë së nënë Hides


TIRANË, 8 tetor /ATSH – I. Vata/- Ka nisur ndërtimi i shtëpive të familjes së dëmtuarve nga tërmet në Mazrek të Tiranës.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali njoftoi sot se nënë Hide do bëhet me shtëpi të re ndërsa vijon nisma “Shqipëria Solidare”.

“Nënë Hide do të bëhet me shtëpi të re. Shtëpia e saj u bë e pabanueshme si pasojë e dëmtimit nga tërmeti. Ka nisur puna për ndërtimin e një banese kryesisht të re”, shprehet ajo. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.