Gjirokastër/ FA dhurojnë mjete shkollore për nxënësit e shkollës “Bilal Golemi”

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, dhuroi sot mjete shkollore për nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar “Bilal Golemi”, tek Ura e Kardhiqit.

Më herët, Kollçaku u prit në një takim nga kryebashkiaku Flamur Golemi të cilin, pasi e falenderoi për mikpritjen i dhuroi edhe simbolin e Forcave të Armatosura.

Golemi u bëri apel të rinjve t’i bashkohen Forcave të Armatosura si një mundësi shumë e mirë për të ardhmen.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.