STOKHOLM, 7 tetor /ATSH-ANSA/ – William Kaelin, Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza morën sot çmimin Nobel për Mjekësinë për zbulimin e tyre lidhur me përshtatjen e qelizave ndaj oksigjenit, njoftoi instituti suedez ”Karolinska”.
Çmimi i referohet zbulimit se si qelizat përdorin oksigjenin.
Ky mekanizëm ka një rëndësi thelbësore për mbajtjen e shëndetshme të qelizave dhe zbulimi ka hapur rrugën për të kuptuar rreth shumë sëmundjeve, sidomos ato të lidhura me aneminë dhe kancerin.
Me shpalljen e fituesve të çmimit Nobel për Mjekësinë 2019, hapet seria e çmimeve të dhëna nga fondacioni ”Nobel”./ /os/ a.jor.