“Korporata e investimeve shqiptare”, Gjylameti: Nxit zhvillimin ekonomik dhe social

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Nxitja e zhvillimit ekonomik dhe social nëpërmjet projekteve të investimit në nivel qendror, vendor dhe rajonal, në mbështetje të politikave shtetërore të zhvillimit është në fokus të projektligjit për “Korporatën e investimeve shqiptare”.

Kështu deklaroi sot, deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, duke iu referuar shqyrtimit të këtij projektligji në mbledhjen e komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.

“Bashkë me kolegët e komisionit sot shqyrtuam nen për nen, gjatë diskutimit projektligjin për “Korporatën e investimeve shqiptare”. Me rendësi të theksojmë se objektivat kryesore për miratimin e tij rezultojnë ndër të tjera në vënien në përdorim me eficiencë të pronave shtetërore”, – tha ajo.

Gjylameti, tha po ashtu se “projektligji parashikon edhe kryerjen e investimeve duke mobilizuar kapital shtetëror dhe/ose privat”.

/m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.