IPARD II financon 50 % të investimit në agropërpunim

TIRANË, 7 tetor /ATSH/- Fermerët, apo agro-përpunuesit të cilët duan të bëjnë një investim në bujqësi, apo zhvillimin rural, në 30 tetor kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar grante në bazë të programit IPARD II.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) njofton se për masën e tretë të programit IPARD II, “Investimet në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore” fermerët mund të aplikojnë për investimeve me fokus të veçantë në sektorët: Qumështi dhe përpunimi i qumështit; Përpunimi i mishit; Përpunimi i frutave dhe perimeve dhe prodhimi i verërave.

Programi IPARD II, me një buxhet total prej 22.75 milion euro, vetëm për sektorin e agropërpunimit, mbështet 50% të totalit të shpenzimeve të investimit, që shkojnë në vlerat nga 25,000 euro deri në 2,000,000 euro. e.xh/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.