GJENEVË – OKB: Të përgatitur për më të keqen në kuadër të ofensivës turke në Siri

GJENEVË, 7 tetor /ATSH-AFP/ – OKB-ja deklaroi sot se po përgatitet për më të keqen në veri të Sirisë pas njoftimit të SHBA-së se nuk do të kundërshtonte një ofensivë turke kundër një milicie kurde.

“Ne nuk dimë se çfarë do të ndodhë (…) Ne do të përgatitemi për më të keqen”, deklaroi koordinatori humanitar i OKB-së për Sirinë, Panos Moumtzis, në një konferencë shtypi në Gjenevë.

Edhe Bashkimi Europian është kundër një ofensive të Turqisë në verilindje të Sirisë sepse një rifillim i armiqësive do të dëmtonte përpjekjet e ndërmarra për zgjidhjen e këtij konflikti, deklaroi sot një zëdhënëse e diplomacisë europiane.

“Çdo rifillim i armiqësive do të rrisë vuajtjet e popullit sirian, do të shkaktojë zhvendosje të popullsisë dhe do të dëmtojë përpjekjet politike të ndërmarra për zgjidhjen e këtij konflikti”, Maja Kocijançiç.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan konfirmoi sot se një ofensivë turke mund të ndërmerrej në çdo moment në veri të Sirisë, pasi Uashingtoni njoftoi se nuk do ta kundërshtonte një operacion të tillë kundër një milicie kurde./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.