Eficienca energjetike/ Balluku: Mundësi e artë për rritjen ekonomike dhe punësimin

Ministrja Belinda Balluku viziton “Energy Expo&Forum, edicioni i 3-të”

Gepostet von Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë am Sonntag, 6. Oktober 2019

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ – Kompani shqiptare dhe të huaja janë bërë bashkë për të prezantuar në panairin “Energy Expo & Forum” punët e tyre, si dhe për të shkëmbyer eksperienca të vyera për sfidat, arritjet dhe nevojën e forcimit të bashkëpunimit në fushën e eficiencës së energjisë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila vizitoi panairin në edicionin e 3-të të tij u shpreh se qeveria nxit dhe mbështet me angazhim të plotë këto përpjekje në kuadër të strategjisë kombëtare për diverfisikimin e burimeve të energjisë.

Ministrja Balluku tha se qeveria e konsideron eficiencën energjetike një mundësi të artë për rritjen ekonomike, punësimin si dhe renditjen e vendit tonë ndër vendet e para europiane që përmbushin rekomandimet e BE për burimet e rinovueshme. /a.sh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.