Col Qokaj nga Tirana merr lejen e legalizimit, masa për zyrtarët përgjegjës

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Prej 3 muajsh, një qytetar nga Tirana kishte aplikuar pranë ALUIZNI-t për t’u pajisur me leje legalizimi, por ende nuk po merrte shërbimin e kërkuar.

Qytetari Col Qokaj kishte kryer të gjitha pagesat, përfshirë dhe tarifën e ndikimit në infrastrukturë në muajin qershor 2019, por ende nuk po merrte përgjigje.

Pas disa orvatjesh nga ana e tij për të marrë shërbimin e kërkuar, ai vendosi t’i drejtohej platformës dhe u pajis me lejen e legalizimit në datën 24 shtator 2019, ndërkohë që rezultoi se vonesat ishte shkaktuar pasi leja e legalizimit e lëshuar në korrik kishte ngelur në sirtarët e administratës.

Rasti u prezantua sot në takimin e përjavshëm të Kryeministrit Edi Rama me koordinatorët e bashkëqeverisjes.

Kryeministri theksoi se “çështja po hetohet dhe personat përgjegjës që kanë vonuar shërbimin sigurisht që do t’i nënshtrohen masave që do të dalin në përfundim të hetimit administrativ”. /m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.