Bashkëqeverisja/30 116 ankesa të zgjidhura në nivel qendror këtë javë

TIRANË, 6 tetor /ATSH/ – Numri ankesave të zgjidhura gjatë kësaj jave nga platforma e bashkëqeverisjes në nivel qendror është 30116 nga 44963 ankesa të regjistruara.

Sipas shifrave të publikuara këtë javë, rezulton po ashtu se janë 3748 ankesa të zgjidhura nga 8007 raste të regjistruara në nivel vendor.

Ndërkaq, janë spikatur 12 raste suksesi për këtë javë prej të cilave 4 vijnë nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, ndjekur nga ministria e Arsimit, Sportit dhe rinisë me 3 raste, 2 nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, 1 nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, 1 nga Ministria e Brendshme dhe dhe një nga Bashkia Tiranë.

Numri total që ka hyrë përmes një llogarie në në platformën e bashkëqeveriesjes është 115056 ndërsa numri total i regjistrimeve të reja kap shifrat e 19379.

“Shqiperiaqeduam.al” është kthyer në një nga platformat më të besueshme për qytetarët shqiptarë, ku përmes një mesazhi shumë shpejt mund të gjendet zgjidhje për problemet dhe ankesat e tyre./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.