Policia kontrolle për goditjen e paligjshmërisë, sekuestrohen armë e municione

TIRANË, 5 tetor/ATSH-A. Fortuzi/ Forcat policore të Lezhës dhe Kurbinit, në vijim të zbatimit të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, kanë ushtruar kontrolle gjatë natës, ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin E.H. 25 vjeç, banues në Milot – Kurbin për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, si dhe proceduan penalisht shtetasin Rr. P. 23 vjeç, banues në Milot – Kurbin për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, pasi janë ndaluar në hyrje të Lezhës kur po lëviznin me mjetin e tyre.

Shtetasit E. H gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjetin e tij, iu gjetën 2 kapsolle detonatore me fitil zjarrpërcjellës, si dhe gjatë kontrollit të banesës iu gjetën edhe 1 armë zjarri automatik, 115 fishekë model 56 & 54 dhe një palë dylbi.

Ndërsa shtetasit Rr. P iu gjetën disa doza lëndë narkotike gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjetin e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.