Gjiknuri në Vlorë: Zgjerim i strukturave të PS-së me prurje të reja

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Në qytetin e Vlorës vazhdon normalisht procesi i zgjedhjeve të brendshme në organizatat socialiste.

I deleguari politik në Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri ndoqi nga afër procesin në organizatat socialiste 4440 të rajonit Nr.5 të qytetit.

“Me Vilmën dhe Anduelin ndoqëm nga afër procesin në OS 4440 të Rajonit Nr.5. Hapje e mëtejshme dhe zgjerim i strukturave me prurje të reja”, tha ai.

Gjiknuri u shpreh se në kuadër të këtij procesi synohet reflektim dhe përmirësim i punës së deritanishme në organizatat socialiste.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.