Foto/ Investimi në shkollën “Adem Vrapi”, përfitojnë 510 nxënës të Roskovecit

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Shkolla e mesme e rikonstruktuar “Adem Vrapi” në Roskovec ka mirëpritur nxënësit e saj me ambiente tërësisht të rikonstruktuara.

Rrreth 510 nxënës të kësaj shkolle kanë përfituar nga ky investim, bashkëpunim i bashkisë Roskovec dhe qeverisë shqiptare.

Duke folur për këtë rikonstruksion, kryetarja e bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi shprehu bindjen se “këto investime padyshim do të përmirësojnë cilësinë e arsimit”.

“Punë dhe angazhim maksimal për të përfunduar punimet për ndërtimin e palestrës së jashtme. Rikonstruksioni i plotë i këtyre shkollave dhe ndërtimi i ambienteve sportive janë ndër projektet më të rëndësishme në infrastrukturën arsimore që po zhvillohen në bashkinë e Roskovecit”, tha ajo.

Investimi ka krijuar ambiente bashkëkohore për një proces arsimor sa më të mirë të nxënësve dhe ka përmirësuar ndjeshëm kushtet e punës të mësuesve, me qëllim rritjen e cilësisë së mësimdhënies në shkollë me standarde bashkëkohore.

Palestra plotëson po ashtu të gjitha standardet, duke bërë në këtë mënyrë që edhe një tjetër shkollë në Roskovec të jetë model për sa i përket infrastrukturës.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.