VIDEO/Balla: Bashkia Kamëz tashmë iu përket qytetarëve

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/2404326346346517/

TIRANË, 4 tetor/ATSH/ – Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka deklaruar se më në fund Kamza iu përket qytetarëve.

Pas grabitjes, që sipas tij i ishte bërë nga kryebashkiaku i mëparshëm bashkë me kastën e tij qeverisëse, tashmë drejtimi i ri i kësaj bashkie është një model për tu ndjekur.

“Bashkia e Kamzës ishte e marrë peng nga keqqeverisja e Mziut, Lulit dhe Saliut. Rikthimi në punë i kësaj bashkie tashmë është në rrugë të mbarë me drejtimin e ri,” shprehet Balla.

Balla thotë se çdo qindarkë e shpenzuar nga administrata do të jetë transparente.

“Padyshim që në këtë bashki duhet një transparencë e plotë e shpenzimeve publike në investime që nuk dihet ende se ku janë”, thekson ai.

Deputeti socialist ka përshëndetur edhe aksionin për prishjen e objekteve pa leje që ka nisur pikërisht nga godina e bashkisë e cila ishte rrethuar me një mur që tashmë po shembet nga IKMT.

“Sot u çlirua edhe ndërtesa e Bashkisë nga një mur që nuk dihet pse e kishin rrethuar ndërtesën. Bashkia Kamëz është e njerëzve tashmë,” shprehet Balla. /a.sh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.