SOFT NEWS – Kur edhe narkotrafikantët bëjnë vepra të mira

SPANJË, 4 tetor /ATSH-AFP/ Disa trafikantë droge shpëtuan rojat civile që po i ndiqnin, por kjo vepër e mirë nuk i shpëtoi ata nga arrestimi për transportimin e tre tonëve me hashash, bënë të ditur autoritetet.

Gjatë ndjekjes, dy barkat u përplasën dhe për pasojë rojat civile përfunduan në ujë, ndërkohë që barka e tyre sillej pa kontroll, duke përbërë rrezik për ta.

Një helikopter i Rojes Civile u kërkoi trafikantëve që t’i ndihmonin agjentët, gjë të cilën e bënë, por në fund u ndaluan për krimin e trafikut të drogës./ /ervo/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.