SHBA – Deficiti tregtar mbetet në nivele të larta

SHBA, 4 tetor /ATSH-AFP/ – Deficiti tregtar i SHBA-së u rrit më shumë nga sa pritej në muajin gusht, por importet nga Kina ranë më tej, si rezultat i luftës së tarifave doganore, deklaroi sot departamenti i Tregtisë.

Bilanci tregtar i mallrave dhe shërbimeve ishte -54,89 miliardë dollarë amerikanë, duke u rritur me 1,6 për qind nga muaji i kaluar. Në gusht, eksportet u rritën me 0,2 për qind, duke kapur shifrën e 207,9 miliardë dollarëve, megjithatë importet u rritën më shpejt, në 262,8 miliardë dollarë (+ 0,5%), duke e shtuar deficitin mujor. Analistët prisnin një deficit më të vogël, në 54,4 miliardë./ /ervo/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.