Meta: Vendi i ka të gjitha mundësitë për dialog

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi sot se “vendi ynë i ka të gjitha mundësitë që përmes një reflektimi të shpejtë të rivendoset në binarët e Kushtetutës”.

Duke folur nga Lezha ku mori pjesë në një aktivitet në kujtim të figurës së At Gjergj Fishtës, Meta u pyet nëse do ta shkrijë parlamentin. Ai u shpreh i bindur se, “vendi ynë i ka të gjitha mundësitë që përmes një reflektimi të shpejtë të rivendoset në binarët e Kushtetutës, të shtetit ligjor, dhe njëkohësisht edhe të një dialogu, i cili frymëzon një bashkëpunim midis gjithë shqiptarëve dhe sidomos jep siguri për të rinjtë se e ardhmja është këtu”.

Ndërsa pas publikimit të letrës drejtuar Presidentit të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, dhe të gjithë anëtarëve të këtij komisioni, Presidenti Meta ka tha se për dy-tri orë do të publikojë edhe të gjitha komentet.

“Tani sapo është publikuar letra ime, për Presidentin e Komisionit dhe të gjithë anëtarët. Për dy-tre orë do të publikohen të gjitha komentet. Janë 100% shteruese. Janë ashtu siç kam thënë: Konfirmimi i mbrojtjes në mënyrë të shkëlqyer të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, u shpreh ai.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.