IRAK – Sistani: Pushteti t’u përgjigjet kërkesave të manifestuesve

BAGDAD, 4 tetor /ATSH-AFP/ – Autoriteti më i lartë shiit i Irakut, ajatollahu i madh Ali Sistani shprehu mbështetjen e tij për lëvizjen e protestave në vend duke u kërkuar autoriteteve të plotësojnë kërkesat e manifestuesve.

Përplasjet e reja mes manifestuesve dhe forcave të sigurisë kanë prekur Bagdadin pavarësisht një kërkese për durim nga kryeministri, Adel Abdel Mahdi dhe bllokimit të Internetit, në ditën e katërt të protestave që kanë shkaktuar 30 të vdekur në mbarë vendin.

Lëvizja, që ka filluar të martën në kryeqytet, para se të shtrihej në disa qytete në jug të vendit, me shumicë shiite, ka si synim punësimin e të rinjve dhe largimin e punonjësve të korruptuar./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.