Agjencia Telegrafike Shqiptare

Foto/ Shkodër, konvikti i vajzave i nënshtrohet rikonstruksionit

TIRANË, 4 tetor/ATSH/ Konvikti i vajzave në Shkodër po i nënshtrohet rikonstruksionit  për t’u shndërruar në banesë moderne për studentet.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka inspektuar punimet në këtë konvikt, ku secili kat do të ketë dhoma leximi dhe kuzhine.

“Konvikti i vajzave në Shkodër po rikonstruktohet në detaje për t’u shndërruar në banesë moderne për studentet aty.

Secili kat do të ketë dhomë leximi dhe kuzhinë. Izolimi i mureve, ngrohja qendrore dhe më shumë hapësirë në dhomat e studentëve  janë disa nga punimet që po realizohen”, -tha ministrja.

Sipas saj, investimet në konvikte po kryhen në kuadër të Paktit për Universitetin. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version