Arrestohen dy të rinj në Durrës, shisnin lëndë narkotike

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ – Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla ku janë vënë në pranga dy shtetas që bënin shpërndarjen e lëndës narkotike.

“Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga ana e Strukturave Policore se në lagjen Nr. 5 të qytetit të Durrësit dy persona shpërndanin lëndë narkotike, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe gjatë kontrollit kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit J. R., 18 vjeç dhe E. XH., 16 vjeç, banues në Durrës”, – njofton policia e Durrësit.

Gjatë kontrollit fizik Policia u gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale lëndë narkotike të dyshuar marjuanë, e ndarë në doza, me qese farmaceutike të gatshme për shpërndarje,

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.