ANKARA – Patrullim turko-amerikan për zonën së sigurisë në Siri

ANKARA, 4 tetor /ATSH-AA/ – Forcat e Armatosura të Turqisë dhe ato të SHBA-së filluan patrullimin e tretë të përbashkët tokësor për krijimin e zonës së sigurisë në Siri.

Patrullimi i tretë tokësor zhvillohet në kuadër të krijimit të zonës së sigurisë në lindje të Eufratit në Siri.

“Me pjesëmarrjen e forcave turke dhe amerikane, të automjeteve tokësore dhe nën shoqërimin e dronëve, në lindje të rajonit Telabyad, ka filluar patrullimi i tretë i përbashkët për krijimin e zonës së sigurisë në Lindje të Eufratit në Siri”, thuhet në deklaratën e Ministrisë turke të Mbrojtjes./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.