Shqipëria, vëzhguese në punën e agjencisë së BE për të drejtat themelore

TIRANË, 3 tetor/ATSH/- Deputetja socialiste Vasilika Hysi ka deklaruar se pjesëmarrja e vendit tonë si vend vëzhgues në punën e Agjencisë së Bashkimit Europian për të Drejtat Themelore, marrëveshja për të cilën u diskutua në Kuvend, është mjaft e rëndësishme për Shqipërinë, pasi bëhet fjalë pikërisht për kapitullin 23 të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

“Është një agjenci e Bashkimit Europian për të drejtat themelore që asiston vendet e BE në 10 fusha shumë të rëndësishme të të drejtave të njeriut që kanë interes edhe për Shqipërinë, si, aksesi në drejtësi, azili, emigracioni, kufijtë, mbrojtja e të dhënave personale, personat me aftësi të kufizuar, racizmi, intoleranca, të drejtat e fëmijëve dhe romëve. Janë fusha që për ne kanë rëndësi, pasi janë pjesë e kapitullit 23 të hapjes së negociatave me BE”, – u shpreh Hysi në fjalën e mbajtur në Kuvend në emër të grupit parlamentar të PS për këtë çështje.

Ministria e Drejtësisë ka të drejtë të nominojë 2 përfaqësues që do ndjekin nga afër punimet punën e Agjencisë së Bashkimit Europian për të Drejtat Themelore si vendet e tjera anëtare. /a.sh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.