ITALI – Di Maio: Tarifimet na shqetësojnë, do të mbrojmë kompanitë italiane

ROMË, 3 tetor /ATSH-ANSA/- Çështja e tarifimeve amerikane na shqetëson shumë, pasi kemi kompani që jetojnë me eksportet dhe duhet të jemi në gjendje t’i  sigurojmë ato, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio në një konferencë për shtyp, pas bisedimeve me homologun e tij amerikan, Mike Pompeo.

”Ne do të mbrojmë kompanitë italiane me të gjitha forcat tona”, theksoi ai.

“Italia është një vend sovran, por Kina ka një qasje grabitqare ndaj tregtisë dhe përfaqëson një kërcënim për vendet tona”, ishte përgjigjja e Pompeo.

‘’Ne jemi aleatë të SHBA dhe ndajmë shqetësimet në lidhje me infrastrukturën strategjike siç është 5G. Ne nuk kemi ndërmend të marrim pjesë në marrëveshje tregtare që mund të minojnë sovranitetin tonë si shtet’’, theksoi Di Maio./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.