FRANCË – Macron viziton prefekturën e policisë pas sulmit

PARIS, 3 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron vizitoi prefekturën e policisë në Paris pas sulmit vdekjeprurës me thikë, deklaron një burim nga zyra e tij.

Sipas burimit, kryeministri Edouard Philippe dhe ministri i Brendshëm, Christophe Castaner ishin gjithashtu të pranishëm në atë vizitë.

Katër policë u vranë pas një sulmi me thikë në ambientet e brendshme të prefekturës së policisë së Parisit, nga një punonjës që u vra më pas nga forcat e sigurisë, bënë të ditur burime policore.

Kjo e çoi në pesë numrin e viktimave.

“Hetuesit ngritën pistën e një konflikti personal”, bëri të ditur i njëjti burim.

Agresori, i cili u vra në oborrin e prefekturës, punonte në Drejtorinë e Shërbimit sekret të prefekturës së policisë. / /sara/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.