RUSI – Kremlini i kënaqur nga vendimi i Kievit për formulën ”Steinmeier”

MOSKË, 2 tetor /ATSH-ANSA/ – Kremlini thotë se është i kënaqur nga vendimi i Kievit për të aprovuar të ashtuquajturën formula ”Steinmeier”, që kërkon përfundimin e luftës në Donbas mes trupave ukrainase dhe militantëve separatistë të mbështetur nga Rusia.

“Konfirmimi i formulës ‘Steinmeier’… është një gjë pozitive dhe padyshim një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të marrëveshjeve të mëparshme’’, theksoi zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov.

Formula ”Steinmeier” siguron një status të veçantë për zonat e Donbasit që tani kontrollohen nga separatistët.

Peskov gjithashtu deklaroi se ai  priste një date për samitin e ri të katërshes ”Normandia” (Rusia, Ukraina, Franca dhe Gjermania)./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.