Gjirokastër, masa për përputhje me strategjitё kombёtare të arsimit parauniversitar

TIRANË, 2 tetor/ATSH/- Në institucionin e Prefektit u zhvillua ditën e sotme një takim pune me drejtoreshën e Zyrës Vendore të Arsimit Gjirokastër- Libohovë-Dropull, Albana Hasani me qëllim trajtimin e problematikave të ndryshme dhe marrjen e masave në pёrputhje me politikat, strategjitё kombёtare dhe kurrikulёn e arsimit parauniversitar të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj, i uroi suksese në detyrën e re Hasanit dhe vlerësoi punën e bërë gjatë këtij viti në kuadër të mbarëvajtjes së procesit mësimor, si dhe në cilësinë e arsimit parauniversitar në qarkun tonë.

Ndër të tjera, Prefekti i qarkut kërkoi nga ana e ZVA Gjirokastër-Libohovë-Dropull raportime jo vetëm mujore duke qenë se arsimi është prioritet i institucionit të Prefektit të qarkut Gjirokastër.

Gjatë këtij takimi u diskutua në lidhje me problematikat më të ndjeshme që kanë të bëjnë me çështjen e arsimit të tilla vlerësimet e dosjeve të mësuesve, lëvizjen e nxënësve në shkollat e qytetit, lëvizjet paralele të mësuesve,etj.

Nga ana e drejtoreshës Hasani u paraqitën situatat aktuale të çështjeve të diskutuara dhe masat e marra për zgjidhjen e tyre nga ana e ZVA Gjirokastër.

Në përfundim të takimit, Prefekti i qarkut theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me të gjitha ZVA e qarkut Gjirokastër si dhe me institucionet arsimore në drejtim të përmirësimit të cilësisë së arsimit./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.