Tiranë/ 12 operacione policore, mbi 7 mijë masa administrative

TIRANË, 1 tetor/ATSH/ Strukturat e D.V.P. Tiranë gjatë muajit që lamë pas kanë qenë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Në këtë kuadër janë finalizuar gjatë muajit shtator 12 operacione policore.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në kuadër të procedimit penal 2019, ndjekur me metoda speciale të hetimit finalizoi operacionin e koduar “Blloku” ku u arrestuan në flagrancë 4 shtetas dhe u proceduan 2 të tjerë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja narkotikëve kryer në bashkëpunim, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta”.

Komisariati i Policisë nr 2 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve finalizoi operacionin policor të koduar “Klienti”, ku u arrestua në flagrancë 1 shtetas për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Komisariati i Policisë nr 6 në kuadër të goditjes së paligjshmërisë në fushën e vjedhjeve të banesave finalizoi operacionin e koduar “Jail”, ku u arrestuan në flagrancë 2 shtetas për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacionin policor “Informaliteti”, ku u arrestuan në flagrancë 16 shtetas për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave,stampave ose formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme në D.V.P Tiranë finalizoi operacionin policor të koduar “Itinerari” në fushën e ndihmës së dhënë për kalim të paligjshëm të kufirit ,ku u arrestuan në flagrancë 2 shtetas dhe 1 tjetër u shpall në kërkim për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit,kryer në bashkëpunim”.

Komisariati i Policisë nr 6 finalizoi operacionin policor të koduar “Aleati 2” ku u vunë në pranga 2 shtetas për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Komisariati i Policisë nr 5 finalizoi operacionin policor “Shinat”, ku u vu në pranga 1 shtetas për armëmbajtje pa leje.

Komisariati i Policisë nr 1 finalizoi operacionin policor të koduar “Liqeni”, në kuadër të goditjes së paligjshmërisë në fushën e vjedhjes në automjete, ku u arrestua në flagrancë 1 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Strukturat e D.V.P në bashkëpunim me Interpol Tirana finalizuan operacionin policor “Yrsheku”, ku u kap, dhe u vu në pranga 1 shtetas i shumëkërkuar nga Drejtësia Italiane për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, dhe “Organizatë kriminale”.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P finalizoi operacionin policor të koduar “Hostage” në fushën e shpërndarjes së drogërave të forta, ku u vu në pranga 1 shtetas për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme në D.V.P në bashkëpunim me Komisariatin e Pikës Kufitare Rinas finalizuan operacionin policor të koduar “Fraud” në fushën e trafikut të qenieve njerëzore me qëllim prostitucioni, në të cilin u arrestua në flagrancë 1 shtetas dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e posaçëm të operacioneve speciale në D.V.P Tiranë dhe patrullat e përgjithshme finalizuan operacionin antidrogë “Bulevardi”, në të cilin u arrestuan në flagrancë 4 shtetas dhe u proceduan 5 shtetas të tjerë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Seksioni i Kërkimit në D.V.P Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tiranën bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të një shtetasi të kërkuar nga drejtësia Italiane për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Krahas operacioneve të zhvilluara nga Strukturat e D.V.P Tiranë, në kuadër të goditjes së paligjshmërisë në fusha të ndryshme, janë vënë në pranga dhe 45 shtetas të tjerë, ndër të cilët 10 prej tyre falë bashkëpunimit me qytetarët, dhe telefonatave të shumta të ardhura në nr unik 112, si dhe janë proceduar 10 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Kanë vijuar monitorime të shumta të rrugëve urbane dhe ndërqytetëse me radar dhe drager me qëllim mbajtjen nën kontroll të shpejtësisë,parandalimin dhe drejtimin e mjetit në gjendje të dehur apo nën efektin e alkoolit. Janë vendosur 7327 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.