Agjencia Telegrafike Shqiptare

Nënkolonel Christopher Maycocl atasheu i ri ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar

TIRANË, 1 tetor/ATSH/ Nënkolonel Christopher Maycocl është atasheu i ri ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila priti në një takim nënkolonel Edward Melotte, që përfundoi misionin e tij 3-vjeçar.

“Nënkolonel Edward Melotte përfundoi misionin e tij 3-vjeçar si atasheu ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë. Prej sot në këtë detyrë është nënkolonel Christopher Maycock, i cili jam e sigurt që do kontribuojë më së miri në forcimin e marrëdhënieve me një prej aleatëve tanë më të mirë. Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur e vazhdon të mbështesë trajnimin dhe kualifikimin e dhjetëra efektivëve shqiptarë në akademitë e saj më të mira ushtarake”, – theksoi Xhaçka.

Ministrja Xhaçka u shpreh se “përfaqësues të Forcës së Armatosur britanike kanë qenë pjesë e stërvitjeve të mëdha të organizuara në vendin tonë me pjesëmarrjen e aleatëve”.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version