KJ – Pheniani dhe SHBA rifillojnë bisedimet bërthamore

SEUL, 1 tetor /ATSH-DPA/ – Koreja e Veriut dhe SHBA kanë në plan të rifillojnë bisedimet për programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut këtë javë, sipas raporteve të medieve.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un kishin rënë dakord për të negociuar në nivele pune në një takim në kufirin me dy Koreve në fund të qershorit.

Në shkurt, një samit mes të dy liderëve dështoi në Vietnam.

Të dy nuk u pajtuan për çështjen qendrore të çarmatimit bërthamor të Phenianit./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.