Eurojust do të bashkëpunojë me SPAK dhe BKH në operacione ndërkombëtare 

TIRANË, 1 tetor/ATSH/ Eurojust mbështet vendet e BE në bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe menaxhimin të integruar të kufijve. Kryetari i KLP takoi në Hagë Presidentin e Eurojust, Ladislav Hamran.

Eurojust është një agjenci prestigjoze e BE me mbi 100 prokurorë nga vende të Europës me seli në Hagë. Takimi vjen në kuadër të prezantimit të zbatimit të reformës në drejtësisë dhe krijimi i institucioneve të reja SPAK dhe BKH.

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi u shpreh se “ka angazhim maksimal për përfaqësim të përhershëm në Eurojust dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët europian në nivel operacional dhe shkëmbim informacioni”.

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi gjatë takimit tha se “kemi nënshkruar tashmë marrëveshjen bashkëpunimi me Eurojust dhe do të caktojmë së shpejti një prokuror pranë saj. Eurojust do të bashkëpunojë me SPAK dhe BKH në operacione ndërkombëtare  në luftën kundër korrupsionit dhe krimit organizuar”, – theksoi Ibrahimi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.