BRUKSEL – BE: Asnjë propozim konkret nga Londra mbi Brexit

BRUKSEL, 1 tetor /ATSH-ANSA/ – Ende nuk kemi marrë një propozim nga Britania e Madhe, por siç kemi theksuar në mënyrë të përsëritur, është përgjegjësi e Londrës të prezantojë zgjidhjet operative, deklaroi zëdhënësja e KE-së, Mina Andreeva.

‘’Këto zgjidhje do të shërbejnë për të shmangur një kufi të vështirë midis Irlandës së Veriut dhe Republika e Irlandës, ruajtjen e bashkëpunimit veri-jug, ekonominë e ishullit, por edhe mbrojtjen e tregut të brendshëm”, shtoi Andreeva./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.