BM – Johnson: Shpresojmë te miqtë europianë për një marrëveshje

LONDËR, 1 tetor /ATSH-ANSA/ – Kemi ndërmarrë hapa mjaft të rëndësishëm, presim të shohim nëse miqtë tanë europianë do të na ndihmojnë të gjejmë një pikë të përbashkët, por në çdo rast në 31 tetor ne do të largohemi nga BE, deklaroi kryeministri britanik Boris Johnson në Manchester në punimet e kongresit të Partisë Konservatore britanike.

”Jam i kujdesshëm dhe optimist për një marrëveshje divorci me Brukselin, por i vendosur për të shmangur çdo shtyrje”, theksoi ai.

“Si një koment i përgjithshëm dua të them se mendoj se ka shumë njerëz që në thelb duan të na ndalojnë të zbatojmë Brexit-in më 31 tetor’’, përfundoi Johnson./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.