Rama uron kancelarin Kurz për fitoren e zgjedhjeve në Austri

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama ka uruar kancelarin austriak Sebastian Kurz për fitoren në zgjedhjet në Austri. Kryeministri Rama përgëzoi kancelarin Kurz partia e të cilit, OVP, fitoi bindshëm zgjedhjet e parakohshme në Austri, me 37 për qind të votave.

“Urime Sebastian Kurz për fitoren e thellë! I lumtur për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor pasi një kampion i tillë i të ardhmes tonë të përbashkët europiane do të udhëheqë Austrinë mike në vitet e ardhshme kritike,” shprehet Kryeministri Rama.

Pas urimit në Twitter, kancelari austriak Sebastian Kurz ka reaguar duke falënderuar kryeministrin shqiptar.

/a.sh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.