Rama në Francë, takon Macron

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Paris, për të marrë pjesë në nderimet e fundit për ish-presidentin francez Jacques Chirac, zhvilloi sot një takim me Presidentin francez, Emmanuel Macron.

Kryeministri Rama publikoi një foto nga takimi me Presidentin Macron, ndërsa vlerëson bashkëpunimin mes Francës dhe Shqipërisë.

Më herët, Kryeministri Rama publikoi edhe foto mes shumë liderëve botërorë që pritet të marrin pjesë në funeral, mes të cilëve edhe ish-presidenti i SHBA-ve Bill Clinton.

Ish-presidenti i Republikës së Francës, Jacques Chirac (1995-2007), i cili vdiq në moshën 86-vjeçare, do të varroset pasditen e sotme në varrezat e Montparnasse, pranë varrit të vajzës Laurence, e cila vdiq në vitin 2016./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.