PARIS – Mijëra francezë i japin lamtumirën Chirac

PARIS, 30 shtator /ATSH-ANSA/ – Dita e fundit e nderimeve për Jacques Chirac, ish-presidentin francez, i cili vdiq në moshën 86-vjeçare.

Mijëra francezë i kanë dhënë lamtumirën e fundit duke bërë homazhe me orë të tëra para trupit të tij.

Sot është dita që Emmanuel Macron e shpalli si ditë zie kombëtare dhe flamujt janë në gjysmështizë.

Në orën 15:00 një minutë heshtje do të mbahet në të gjitha institucionet publike, veçanërisht nëpër shkolla.

Rreth 30 krerë shtetesh, përfshirë presidentin italian, Sergio Mattarella dhe atë rus, Vladimir Putin, do të marrin pjesë në funeral.

Pasdite, ish-presidenti Jacques Chirak, president i Republikës nga 1995 deri në 2007, dhe sipas një studimi, më i vlerësuari nga francezët së bashku me Charles de Gaulle, do të varroset, në varrezat e Montparnasse, pranë vajzës Laurence, e cila vdiq në vitin 2016.   /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.