Kukës, vijon transformimi i infrastrukturës rrugore të qytetit

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Bashkia e Kukësit vijon transformimin e infrastrukturës rrugore në qytetin e veriut të lënë në harresë për vite me radhë nga ish-drejtuesit lokalë. Kreu i bashkisë, Safet Gjici shprehet se po shfrytëzohet çdo ditë me mot të ngrohtë, në mënyrë që puna të ecë sa më shpejt.

“Ekipi po shfrytëzon kohën e mirë ku po sistemohet rruga në Lagjen e Re qe ishte në “harresë” nga Bashkia “e vjetër”. Bashkia Kukës po mban ritmin si në qendër dhe në periferi. Të jemi të gjithë bashkë për Kukësin që Duam”, shprehet Gjici. /a.sh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.