Kosovë/ Parashikimi i motit 30 shtator

PRISHTINË, 30 shtator /ATSH/ Në Kosovë moti do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të rritur atmosferik, në këtë kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Vranësirat ditën e enjte nuk do të jenë të stabilizuara, kjo si pasojë e fushave ciklonike të cilat do të shtrihen mbi vendin tonë, duke sjellë mot të vranët dhe me reshje shiu.

Reshjet do të ndikojnë në uljen e vlerave të maksimaleve të paktën për 10°C ndërsa temperaturat minimale do të mbeten konstante me ditët paraprake.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet 8-11°C, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 18-28°C.

Dita e enjte parashikohet t’i regjistrojë vlerat më të ulëta, ndërsa ditët e tjera mbeten me temperatura të larta, mbi vlerat e normales.

Indeksi UV mbetet mesatar, kështu që kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme. Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit deri ditën e enjte, ku pastaj era do të ndërrojë kahun në drejtim të verilindjes, shpejtësia e së cilës gjatë kësaj periudhe do të arrijë deri 9 m/s./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.