KANADA – Mineralet e rralla, SHBA-ja e Kanadaja kërkojnë të shkëputen nga varësia

MONTREAL, 30 shtator /ATSH-AFP/ Kanadaja është në bisedime me SHBA-në, për të reduktuar varësinë e dy aleatëve ndaj rezervave kineze të mineraleve të rralla, si litiumi, uraniumi, cesiumi dhe kobalti, konfirmoi kryeministri kanadez në ikje, Justin Trudeau.

“Kanadaja zotëron një sasi të mirë mineralesh të rralla, të domosdoshme për teknologjinë moderne. Është në interesin tonë të sigurohemi që të kemi një furnizim të besueshëm me këto minerale të rëndësishme”, theksoi ai.

Kina kontrollon më shumë se 90 për qind të furnizimit botëror me këto minerale, që përdoren në smartphone, panele diellore ose në teknologji ushtarake./ /ervo/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.