“Juventus” nuk dorëzohet, kërkon në gjykatë titullin e sezonit 2005-2006

TURIN, ITALY - OCTOBER 18: Andrea Agnelli during the UEFA Champions League group D match between Juventus and Sporting CP at Juventus Stadium on October 18, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Daniele Badolato - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ “Juventus” vijon të këmbëngulë për titullin kampion të sezonit 2005-2006, që iu hoq bardhezinjve për shkak të “Calciopolit” dhe ju akordua “Interit” edhe pse e mbylli atë sezon në vendin e tretë.

Siç njoftohet, “Kolegji i Garancisë së Sportit ka marrë një apelim të ‘Juventusit’ kundër Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), ‘Interit’ dhe Komitetit Olimpik Italian (CONI) për apelin dhe riformimin e vendimit të 30 gushtit të shkuar në Gjykatën e Apelit të Federatës, në lidhje me dorëzimin e titullit 2006 tek ‘Interi’ nga ana e FIGC. ‘Juventusi’ kërkon që të deklarohet “i mosakorduar” ai titull kampion Italie për vitet 2005-2006″.

Derbi i Italisë do të luhet fundjavën e ardhshme, por jashtë fushe ka nisur prej kohësh përplasja mes palëve.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.